Kosovë
SKANDAL: Live në emision tregohet vjedhja e dosjeve dhe IT-ve nga këshilltari i Rozeta Hajdarit në ministri

Në Ministrinë e Tregtisë, të ashtuquajtur në qeverinë Kurti si MEPTINS, janë marrur dosje e çka jo tjetër, edhe IT e kamerave, nga këshilltari i ish-ministres Rozeta Hajdari, Fatbon Bunjaku, në mënyrë që të kenë qasje në softver të ministrisë, kështu tha gazetari Ermal Panduri, ku lexoi një sms të ardhur nga shikuesit.
Ky sms është shoqëruar edhe me foto nga vendi i ngjarjes ku shihet duke bartur dosje.
E tërë kjo gjë po bëhet nga ana e VV’ja në mënyrë që ti përdorin këto dosja për të sulmuar kundërshtarët e tyre politik, përcjell Periskopi
“Jo veç dosje që kanë marrë siç thonë mediat por shembull në ministrinë MEPTINS për veç që kanë marrur dosje dhe janë zënë duke marrur dosje , ka deklarata zyrtare të stafit se janë marrur nga këshilltari i ministres Fatbon Bunjaku, ai i ka marrur edhe IT e kamerave dhe ka qasje nëpër të softver të ministrisë”, ishte një mesazh që e lexoi Ermal Panduri në Debat Plus.
Ndërkaq ndaj kësaj Haki Abazi tha se nuk është në dijeni për këtë, dhe se këtë e arsyetoi se të gjithë dokumentacionet janë të qasshme/ Periskopi





















