Connect with us

Sport

Simeone vendos rekord me Atletico Madridin

Publikuar

Trajneri argjentinas është tashmë ai që regjistron më së shumti fitore, si udhëheqës nga stoli i skuadrës, transmeton lajmi.net.

Me fitoren 2:1 kundër Deportivo Alaves, Simeone ka shënuar fitoren numër 195 në karrierën e tij me Atleti.

Kështu, ai lë prapa një emër të madh si Luis Aragones, i cili ka numëruar 194 fitore me ‘Los Rojiblancos’.

Sigurisht, Simeone pritet ta rris edhe më shumë këtë shifër, varësisht se sa gjatë do të qëndrojë me skuadrën madrilene.

Atletico Madrid ka luajtur vitet më të mira së fundmi, pikërisht nën urdhrat e Simeone./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK