Sport
Silver jep arsyet pse NBA do të vazhdojë, tregon se çfarë mund ta anulojë sezonin

Liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA, do të rikthehet në qytetin e Orlandos, për të vazhduar pjesën e mbetur (me disa ndryshime).
Disa lojtarë kanë refuzuar të kthehen, por Adam Silver i ka idetë e qarta, madje ka edhe arsye për qëndrimet e tij.
“NBA duhet rifilluar sepse sporti ka shumë rëndësi në shoqërinë tonë”, ka thënë Silver, transmeton lajmi.net.
“Ata bashkojnë njerëzit së bashku kur ka nevojë më së shumti”, shtoi komisioneri i garave të NBA.
“Vetëm një përhapje e madhe e Covid-19 në Orlando mund të bëjë që të ndalojmë sezonin”, ishin fjalët e Silver.
Kyrie Irving, Dwight Howard dhe emra të tjerë janë shprehur kundër rifillimit të sezonit. /Lajmi.net/





















