Connect with us

Lajme

Shqipëri: Transporti publik shtyhet për javën tjetër

Publikuar

Nuk ka nisur as këtë të hënë, transporti publik qytetas dhe ndërqytetas në Shqipëri, për shkak të refuzimit të përfaqësuesve të këtij shërbimi.

Përfaqësuesit e transportit publik kërkojnë uljen e TVSH-së dhe heqjen e akcizës, por nuk kanë ende një marrëveshje me qeverinë.

Gjithashtu ata thonë se është kosto e shtuar për ta realizimi i protokollit të sigurisë në kuadër të masave për parandalimin e koronavirusit./tch

Në pamundësi të realizimit të transportit falas i është propozuar organeve vendimmarrëse :

a. Subvencionimi i të ardhurave të munguara për subjektet transportuese si pasojë e kufizimeve të protokollit të sigurisë.
b. Heqja e akcizës dhe e taksave të karburantet, sic është zbatuar dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë.
c. Zbritja e TVSH-së në shitje nga 20% – 0% për vitin 2020 dhe rikthimin në nivelin 6% ne vijim si sektori i hoteleri turizmit.
d. Rimbursimi në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport publik falas.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK