Kosovë
Shkollimi i Haki Abazit: I përfundoi apo nuk i përfundoi studimet në George Mason në ShBA?

Haki Abazi i Vetëvendosjes u bë njeriu i dytë në Qeverinë Kurti duke lënë të habitur shumë e shumë analistë dhe opinionistë në Kosovë. Një gjë e tillë iu atribua përvojës së tij në shoqërinë civile por edhe shkollimit që thuhej ta kishte përfunduar në ShBA. Por, a e përfundoi?
Haki Abazi del që sapo është bërë me “Master” pasi në profilin në OnFrontiers ka bërë të ditur që ka përfunduar studimet në Universitetin e Cumbrias në vitin 2020 e të cilat i kishte nisur në vitin 2018.
Por, cila është e vërteta e shkollimit të tij në ShBA?
Në faqen e Vetëvendosjes, seksioni “profilet”, thuhet që z.Abati ka diplomuar në drejtimin Inxhineri, Shkenca Kompjuterike dhe Menaxhim Biznesi në Universitetin e Prishtinës dhe George Mason në ShBA.”

Por, diçka tjetër thuhet në profilin e tij OnFrontiers, shkruan Periskopi.
Megjithëse listohet Universiteti George Mason, aty tregohet vetëm viti i studimeve, e që është 2001 por jo edhe viti i përfundimit të studimeve. Në vend të këtij viti lihet një pikëpyetje.

Për ta vërtetuar që të dhënat në këtë faqe janë të përditësuara mund ta kuptojmë pikërisht nga vitet e vendosura te Universiteti i Cumbrias ku tregohet për mbarimin e studimeve në vitin 2020./Periskopi




















