Connect with us

Sport

Shkenca më në fund jep një përgjigje në pyetjen se kush është më i mirë, Ronaldo apo Messi

Publikuar

më

Ylli argjentinas dhe ai portugez konsiderohen ndër më të mirët në histori të futbollit. Ata rivalitetin mes tyre e kanë ngritur në një tjetër nivel, duke luajtur në të njëjtën ligë për nëntë vjet, me Messin te Barcelona dhe Ronaldon te Real Madrid.

Të dy së bashku, kanë fituar 11 herë Topin e Artë, me Messin që i është gëzuar gjashtë herë këtij suksesi, dhe Ronaldo pesë herë.

Një studim i bërë nga ‘SciSports’ në bashkëpunim me Universitetin Katolik në Leuven të Belgjikës, ka zbuluar se Lionel Messi është dy herë më i mirë se anëtari i Juventusit, që në të kaluarën ka veshur fanellën e Real Madrid.

“Vlera e një lojtari shpesh përcaktohet nga golat dhe asistimet”, ka deklaruar profesori, Jesse Davis, i cili ka punuar në këtë studim, përcjell lajmi.net.

“Goli është një qëllim i rrallë, sepse mesatarisht 1600 veprime vlerësohen të ndodhin në një ndeshje”.

“Modeli ynë shikon çdo veprim, goditjet, kalimet, driblimet, ndalimet – dhe llogaritet vlera e tij”.

Studimi është i bazuar në paraqitjet e Messit dhe Ronaldos mes viteve 2013 dhe 2018, që i bije të jetë bërë për pesë vitet e fundit të portugezit te Real Madrid.

Dhe rezultatet kanë qenë të qartë: Messi shënoi 1.21, ndërsa Ronaldo shënoi 0.61. Dhe kjo ishte periudha më e suksesshme e portugezit te Real Madrid, ku fitoi katër herë Ligën e Kampionëve dhe katër herë Topin e Artë.

Studimi në fund thotë se Messi luan më shumë me topin, gjeneron më shumë shanse dhe ka më shumë efekt në rezultatin e ndeshjeve sesa Ronaldo./Lajmi.net/

Lajme23 minutes ago

Osmani: Shiroka Pula nuk ishte pjesë e marrëveshjes sonë politike

Maqedoni1 hour ago

Ar, orë të shtrenjta dhe çanta “Hermès”, “Louis Vuitton” dhe “Dior” gjenden gjatë bastisjeve.

Shqipëri2 hours ago

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

Lajme3 hours ago

Justina Shiroka Pula zgjedhet presidente e Republikës së Kosovës

Maqedoni4 hours ago

Restorantet dhe hotelet shtrenjtohen sërish – çmimet rriten 3.8%

Shqipëri5 hours ago

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

Lajme6 hours ago

Votimi i ndryshim-ligjit për Specialen, Haradinaj: Kjo ishte fitore e protestuesve për ditë të tëra që nuk u dorëzuan

Maqedoni7 hours ago

“Pesë vatra zjarri në të njëjtën kohë në Tearcë”, reagon ashpër Daut Memishi: Përparimi i komunës sonë nuk do të ndalet nga veprimet e papërgjegjshme!

Shqipëri7 hours ago

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

Kosovë8 hours ago

Justina Shiroka-Pula presidente e re e Kosovës

Lajme8 hours ago

Betohet para deputetëve presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

Lajme8 hours ago

PDK-ja i gëzohet miratimit të ligjit për Specialen, thotë se u shmang kriza e re me zgjedhjen e presidentes

NA NDIQ NË FACEBOOK