Lajme
“Shkarkimi i Drejtorit”, Bela: BDI-në nuk e pyet askush në pushtet, zyrtarët i ka vetëm kukulla

Valon Bela nga Lëvizja “NDRYSHE” ka komentuar shkarkimin e drejtorit nga radhët e BDI-së, Arben Ziberit nga ana e minsitrit të shëndetësisë, Venko Filipçe, njofton gjurmë.info.
Ja çfarë ka shkruar Bela;
Shkarkimi i Arben Ziberit dëshmon qartë mbi peshën e BDI-së në pushtet. Sikur që s’mund të mbrojnë një funksionar të tyre, skanë mundur t’i mbrojnë shqiptarët plot 18 vite.
U kam thënë më herët se Bujar Osmani dhe kolegët e tij Ministra janë kukulla. Bujar Osmani është figurë pa peshë politike. Zakonisht vetëm amin bën ndaj veprimit të kolegëve të tij maqedonas.
Shumë ish ushtarë të UÇK-së u detyruan të dalin nga puna vetëm për faktin se zv Ministri B. Maksuti i njohur me nofkën “Marin Barleti” ishte i paaftë të mbrojë ata për transfere të padrejta.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës A. Ademi nuk e pa të udhës të bën korrigjimin e librave shkollorë ku në mënyrë taksative ofendohen rëndë shqiptarët dhe prejardhja e tyre.
Ministri i Ekonomisë K. Bekteshi, arritjen më të madhe e ka punësimin e motrës së tij në ELEM.
Ministri i Ekologjisë, le që ska suksese po askush emrin nuk ia mba mend. Ik prej mediave si prej djallit.
Kështu që shqiptarët janë po të njëjtit ata që ishin para 2016-ës. Edhe anëtarësimin në NATO nuk e kanë ndjerë nga poshtërimet prandaj edhe migracioni është masiv.



















