Connect with us

Sport

“Shitja e Aubameyangut ose e Lacazzetes do të ishte një katastrofë”

Publikuar

Topçinjtë po mendojnë shitjen e Aubameyangun ose Lacazetten në mënyrë që të këtë para për ta blerë Zahan.

Aubameyangu sezonin e kaluar fitojë Këpucën e Artë në Premierligë me 22 gola ndërsa Lacazette shënoi 19 gola në të gjitha garat.

Ish sulmuesi i Arsenalit tha se transferimi i Zahas do të jetë i mrekullueshëm.

“Ne po mundohemi ta marrim Zahan, kjo do të ishte një mrekulli, mirëpo nuk duhen të sakrifikohen Aubameyang ose Lacazzete”, deklaroi ai.

Ai po ashtu mendon se forca e ekipit është në mesfushë dhe ekipit i nevojitet një lojtar i cili mund të bëjë asistime.

“Të shënosh gol është kryesore dhe ekipit i nevojitet ai mesfushor i cili do të i ndihmoj sulmuesve të shënojnë gola”, përfundoi Wright. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK