Lajme
Shifra shpresëdhënëse në Maqedoni, ky është numri i sotëm i rasteve
Sot Maqedonia ka regjistuar ndoshta një shifër pak më shpresdhënse sa i përket rasteve me koronavirus.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 101 raste të reja me virus korona.
Më shumë se gjysma, gjegjësisht 57 janë nga Shkupi, Tetova 19, Kumanova 13 dhe disa qytete të tjera nga 1 rast. Jetën e kanë humbur 5 persona, 1 nga Shkupi, 2 nga Kumanova, 1 nga Struga dhe 1 nga Gostivari. Të shëruar janë 22 pacientë.


















