Kosovë
Shifër alarmante me Covid-19, Zemaj: Pakujdesi e përgjithshme pas lirimit të masave

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, pas rritjes alarmante të numrit të të prekurve me koronavirus në Kosovë, ka thënë se situata është duke u menaxhuar kohë pas kohe.
”Ky numër duhet të analizohet, por situata është nën kontroll të plotë”, ka thënë Zemaj.
Megjithatë ai në Debat Plus shton se e gjithë kjo është rezultat i pakujdesisë së përgjithshme pas lirimit të masave.
”Ky numër shpërfaq pakujdesinë tonë të përgjithshme pas lirimit të masave”.
”Mbi të gjitha ky numër tregon papërgjegjësinë e qytetarëve për ta ruajtur jetën e vet dhe të tjerëve”.




















