Lajme
Shërohet Visar Ganiu- del negativ në dy teste

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu është shëruar nga koronavirusi.
“Duke filluar nga dita e nesërme rikthehem në vendin tim të punës duke respektuar masat preventive shëndetësore për të vazhduar me shumë vullnet dhe sëbashku me ju hapërimin drejt realizimit të projekteve të jetës cilësore dhe të mirës së përgjithshme. Vazhdoj me këmbëngulje të ju lus që të kujdeseni për shëndetin duke respektuar masat e definuara mbrojtëse nga institucionet shëndetësore. Sëbashku do t’ia dalim në tejkalimin e kësaj sfide!”, thuhet në positimin e Ganiut./Zyrtare.net


















