Connect with us

Sport

Sfida që mund ta vendosë titullin në Premierligë luhet në ‘Etihad Stadium’

Publikuar

Para rifillimit të Premierligës këtë muaj, City – Liverpool ka qenë një nga gjashtë ndeshjet që policia kishte kërkuar të luhej në një stadium neutral, shkaku i shqetësimeve të sigurisë.

Sidoqoftë, grupi këshillimor i Këshillit të Qytetit, është takuar të enjten dhe ka ardhur në përfundim se nuk ka asnjë kundërshtim që ndeshja të zhvillohet në ‘Etihad Stadium’, përcjell lajmi.net.

Kjo do të bëjë, që Liverpool të ketë mundësinë të fitojë titullin e Premierligës në shtëpinë e kampionëve të edicionit të kaluar.

Për të ndodhur kjo, duhet që Manchester City të dalë i pamposhtur nga ‘Stamford Bridge’ në sfidën e së enjtes kundër Chelsea./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK