Connect with us

Kosovë

Sfarqa përkrah Mustafën për shkarkimin e Osmanit: Kur nuk e përkrahi liderin, nuk qëndroj në parti

Publikuar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kërkuar sot nga Këshilli i  Përgjithshëm i LDK’së, të votohet për shkarkimin  Vjosa Osmanit nga posti i nënkryetares.

Për këtë nisje është deklaruara  anëtari i kryesisë së LDK’së, Muharrem Sfarqa i cili për Periskopin tha se e përkrah çdo nisje të kreut të partisë.

Sfarqa tha se në atë  moment që del kundër  partisë së tij dhe liderit, ai largohet nga LDK’ja, shkruan Periskopi.

“Në atë moment që nuk votoi për  qëndrimet e LDK’së, për politikat e liderit të LDK,  unë s’kam nevojë me qenë anëtar i kryesisë së LDK’së, unë përkrahi nisjen e kryetarit Mustafa”, tha ai në një përgjigje për Periskopin.

Ndryshe përveç kësaj kërkese Mustafa, ka kërkuar që të votohet Avdullah Hoti si  nënkryetar i LDK’së, duke zënë vendin e Vjosa Osmanit/Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK