Sport
Setien i qetë pas gabimit në Sevilla: Reali nuk do të fitojë gjithçka

Barcelona ka luajtur mbrëmë baras pa gola kundër Sevilla, në një ndeshje që mund t’i kushtojë me titullin e kampionit.
Megjithatë, përkundër këtij hapi fals, trajneri Setien nuk është shumë i shqetësuar.
Ai para medieve është shprehur se Real Madridi nuk mund të fitojë secilën ndeshje, duke lënë të kuptohet kështu se shpresat për rikthim janë maksimale.
“Jam i sigurt se Real Madrid nuk do të fitojë gjithçka”, ka thënë Setien, transmeton lajmi.net.
“Patëm 30 minuta të mira në fillim të lojës, por pastaj gjërat u vështirësuan”, shtoi ndër të tjerash trajneri.
Real Madrid mund t’i bashkohet Barcës në krye të tabelës, nëse fiton ndaj Sociedad dhe shkon në kuotën e 65 pikëve. /Lajmi.net/






















