Sport
Setien: Arthur stërvitet normalisht me ne, ai pritet të luajë nesër

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, nuk është shprehur i shqetësuar lidhur me spekulimet për merkaton e verës.
Arthur thuhet se do të kalojë te Juventus, për shërbimet e Miralem Pjanic dhe 10 milionë eurove para të gatshme.
Por, sipas Setien, këto nuk janë primare, pasi lojtari po stërvitet normalisht me skuadrën, madje nesër pritet të jetë startues.
“Arthur po stërvitet normalisht me ne dhe ai pritet të luajë nesër”, ka thënë Setien, transmeton lajmi.net.
“Shpresoj që ai të mos jetë i afektuar nga raportimet e medieve për të ardhmen e tij”, shtoi trajneri.
“Unë mbështetem në Arthur, pasi ai luan për ne dhe është i rëndësishëm për skuadrën, njësoj sikur të tjerët”, ka thënë mes tjerash Quique.
Arthur është në mesin e lojtarëve që pëlqehet nga tifozët e Barcelonës, por duket se krerët e klubit kanë plane të tjera për të. /Lajmi.net/





















