Kosovë
Selmanaj: Kurti u tregua i papërgjegjshëm në raport me Amerikën

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka thënë sjellja se ish kryeministri Albin Kurti ndaj Amerikës ka qenë e papërgjegjshme.
Selmanaj ka thënë se me sjelljet e tij Kurti bëri që SHBA’të të krijonin një raport mosbesimi ndaj tij, sa nuk do të diskutonin me të edhe nëse do të hiqej taksa.
Ai u shpreh se SHBA’ja ndaloi komunikimin me qeverinë Kurti, ndërkohë komunikuan me Hotin.
“Ka pasur takime në mes të Hotit e Kurtit ku ne kemi kërkuar heqjen e tarifës. Në momentin që ne kemi ardhur në qeveri kemi marrë kërkesën për largimin e reciprocitetit”, ka thënë ai.
“Tarifa ka qene aksidentale, ka qenë popullore por ka qenë e pamenduar dhe analizuar mirë me miqtë tanë”, ka thënë Selmanaj në T7.
Tutje ai ka thënë se me miqtë duhet të diskutohet çdo detaj.
“Edhe kur të vendosim masa ekonomike për qëllime politike duhet të konsultohemi me miqtë tanë. Komunikimi i LDK’së me SHBA’në ka qenë i përditshëm. Me miq diskutohet çdo detaj”, u shpreh ai./Periskopi/





















