Lajme
Sela dhe Gashi e quajnë ëndër të keqe iden e BDI-së për kryeministër shqiptar

“Kryeministri shqiptar”, fjalët dhe ëndrrat e Ali Ahmetit e të BDI-së janë një kamuflim parazgjedhor për të ikur nga realiteti i hidhur në të cilin jetojnë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Kështu thonë Afrim Gashi dhe Zijadin Sela dy partnerët e koalicionit.
Lideri i Aleancës për Shqiptarët tha se Bashkimi Demokratik për Integrim nuk është konsultuar me asnjë parti për idenë e kryeministrit.
Sipas Selës, vendi në të cilën diskutohen propozimet e përbashkëta për të mirën e shqipëtarëve është tryeza e rrumbullakët të cilën BDI-ja nuk e ka ftuar.
“Aspak s’duhet të merremi me propozimin e tyre, sepse ai propozim është manipulativ. Aspak nuk është e sinqertë, kjo deklaratë. Tani meqë listat zgjedhore janë bërë gati dhe gjithësecili garon me listën e vet zgjedhore, dhe nuk e kuptoj, se ku është ideja e asaj dore të zgjatur të tyre. Dorë e cila saher që është zgjatur nga ana jonë na kanë ngulur thika pas shpine”, tha Ziadin Sela.
I të njëjtit mendim është edhe kreu i Alternativës, Afrim Gashi. Ai tha se popullata me të drejtë kërkon unitet partiak, gjë të cilën ASH-ja dhe AA e kanë arritur.
“Edhe ne kemi mundur të mendojmë ëndra të ndryshme e të flasim për sllogane planetare të flasim për premtime boshe simbolike e që nuk kanë përmbajtje. Por ne e kemi vendosur që në këto zgjedhje si koalicion të bëjmë një program i cili në vete ngërthen dy komponenta, e para është të gjejë zgjidhje për problemet e mëdha me të cilët përballen shqiptarët”, tha Gashi.
Ndryshe, dy liderët e partive politike kanë prezantuar slloganin “Tash është koha” me të cilën këto parti do të garojnë në zgjedhjet e korrikut.
Dy liderët poashtu u betuan se do të angazhohen për zbardhjen e rasteve të montuara politike nga të cilët kanë pësuar më shumë shqiptarët, duke përmendur rastin konkret siç është rasti i Almirit të vogēl nga Kumanova dhe shumë raste tjera./NEWS33/
















