Lajme
Sela: Ali Ahmeti nuk e ka bërë ushtarin e UÇK-së e dëshiron të bëjë Kryeministër

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela nga Tirana ka folur për zgjedhjet e 15 korrikut 2020,në intervistë për Real Story me Sokol Ballën, Sela ka folur për problemet e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, për fushatën, për programin politikë të koalicionit “Tash është Koha”
Në pyetjen e gazetarit Sokol Ballën se cili është mendimi i tijë për idenë e Ahmetit për Kryeministër Shqiptarë?
Sela ka thënë: Ideja si ide nuk ka asgjë të keqe, shqiptarët për 18 vite kanë votuar Ahmetin i cili me legjitimitetin që ka marrë nga shqiptarët. Ai në fakt ka qenë Kryeministri shqiptarë sepse premtimi dhe besimi i është dhënë atij për të përfaqësuar interesin shqiptarë në Qeveri. Për ta sqaruar esencën e kësaj ideje, unë ju them se Ahmeti edhe 18 vite pas luftës së 2001 nuk ka arritur të bëjë ushtarin e UÇK-së me identitet, sepse ne krenohemi që kemi futë marrëveshjen e Ohrit në Preambulën e Kushtetutës por ata që e sollën këtë marrëveshje askund nuk figurojnë, kush ishin ata që luftuan, cili është statusi i tyre, sepse është absurde që fëmijët e “branitellave” kanë të drejtë të studiojnë në USHT pa pagesë kurse fëmijët e ish-ushtarëve të UÇK-së duhet të paguajnë, prandaj po them se ne duam sistem sepse kështu e sigurojmë shqiptarin, ne nuk jetojmë vetëm 4 vite, sepse aq ka mandat ai kryeministri edhe sikur të bëhej.
Koalicioni “tash është koha” la një program shumë të qartë që e kemi quajt “shtet për të gjithë” sepse ne na ka munguar trajtimi i barabartë nga shteti.
















