Connect with us

Kosovë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes ftohet në paradë ushtarake në Moskë

Publikuar

më

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, e ftoi sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper, në një paradë ushtarake në Moskë, që do të mbahet këtë muaj.

Ministria ruse tha se Shoigu e ka bërë ftesën gjatë një bisede telefonike të martën, por nuk tregoi nëse Esper e ka pranuar atë ose jo.

Parada e 24 qershorit në Sheshin e Kuq të Moskës do të shënojë 75-vjetorin e mposhtjes së Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Rusia, tradicionalisht, e mban këtë ngjarje më 9 maj, por ajo është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Moskës mbeten të tensionuara për një sërë çështjesh, përfshirë konfliktet në Siri dhe Ukrainë.

Gjatë bisedës së tyre telefonike, Shoigu dhe Esper diskutuan për kontrollin e armëve dhe bashkëpunimin në luftën kundër koronavirusit, tha Ministria ruse e Mbrojtjes.

Më 1 qershor, presidenti amerikan, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, për të diskutuar “përpjekjet e fundit për të mposhtur pandeminë e koronavirusit dhe për të rihapur ekonomitë globale”, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Lajme5 minutes ago

Pas BDI-së, edhe ZNAM-i nuk e pranon propozimin e ri për provimin e jurisprudencës

Maqedoni14 minutes ago

Dimitrievski: Përderisa ZNAM është në Qeveri, provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedonase

Kosovë29 minutes ago

Tahiri: Me qeverinë Kurti, Republika e Kosovës duhet ta fshijë integrimin dhe anëtarësimin në BE

Shqipëri60 minutes ago

Protestuesit e maskuar shkulin pllakat dhe sulmojnë me gurë e llastiqe, Policia u kundërvihet me forca dhe autobotin e ujit! (FOTO)

Lajme1 hour ago

Durmishi: Ekonomia u rrit për 3,8% në vitin 2025, BPV-ja për kokë banori po i afrohet 10 mijë eurove

Kosovë1 hour ago

Kurti për zgjedhjet në Serbi: E dimë kush e humbi pushtetin, por nuk e dimë kush e ka fituar atë

Maqedoni3 hours ago

Alarm në shkollat e Tetovës: 14-vjeçari sulmohet fizikisht nga bashkëmoshatari

Kosovë3 hours ago

Arrestohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet se kërcënoi bashkëshorten

Lajme3 hours ago

Zhduken mbi 100 armë nga depoja “Tactical” në Gjakovë – dyshohet se dera u hap me çelës, pa shenja thyerjeje

Maqedoni3 hours ago

Vendimi për Spitalin Modular ndez përplasjen politike: VMRO akuzon për ndërhyrje në drejtësi

Shqipëri3 hours ago

Risitë e Diellës në e-Albania, Rama prezanton shërbimet e reja digjitale: “Vizion 4.0”, qytetarët do përfitojnë! Administratë publike më moderne dhe efikase

Kosovë5 hours ago

Aleanca çon në Polici thirrjet e rënda ndaj Haradinajve nga disa profile në Facebook

NA NDIQ NË FACEBOOK