Sport
Sancho drejt Premierligës, Dortmund e sheh largimin e tij të pashmangshëm

Sipas The Evening Standard, Borussia Dortmund po shikon largimin e Jadon Sanchos këtë verë si të pashmangshëm, përcjell lajmi.net.
‘Milionerët’ janë duke kërkuar 120 milionë euro për talentin anglez, i cili po kërkohet nga disa klube angleze.
Chelsea dhe Manchester United janë të interesuar për 20 vjeçarin, që ka mahnitur me paraqitje këtë sezon në Bundesligë.
Futbolli anglez nuk është i panjohur për Sanchon, pasi nga Manchester City në vitin 2017 i është bashkuar Borussia Dortmundit.
Sancho në edicionin 2019/2020 në Bundesligë ka shënuar 17 gola./Lajmi.net/






















