Sport
Sakrifica e futbollistes së KFF Mitrovica: Humbi babain dy ditë para finales, përkundër dhimbjeve ajo u paraqit në fushë

Futbollistja e KFF Mitrovicës, Edona Kryeziu ka sakrifikuar shumë duke u paraqitur në finalen e Kupës së Kosovës kundër Feronikelit, pavarësisht se babai i saj kishte vdekur dy ditë para kësaj ndeshje.
Gazetari i sportit nga RTV Dukagjini, Arbnor Rahova ka realizuar një storie me Edonën, e cila përkundër dhimbjeve u paraqit në fushë.
Edona në mesin e shumë gjërave ka thënë se edhe babai saj do të dëshironte që ajo të paraqitej në këtë ndeshje kaq të rëndësishme.
Edona është edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës në kategorinë e femrave.





















