Kosovë
Rritja e rasteve me koronavirus në kryeqytet, Ahmeti sot njofton për masat e reja

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot në ora 15:00 do të mbajë konferencë për medie.
Konferenca do të mbahet në katin e parë në ndërtesën e vjetër të Komunës, bëhet e ditur në komunikatën për medie.
Konferenca e kryetarit Ahmeti vjen pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Prishtinë, pasi vetëm dje u paraqitën 10 raste të reja.
Gjatë ditës së djeshme, Ahmeti ka marrë vendim për mbylljen e çerdheve “Lulevera”, “Xixëllonjat” dhe “Buzëqeshja” në Prishtinë, ndërsa sot gjatë konferencës pritet t’i shpalosë masat e tjera.






















