Connect with us

Kosovë

Rriten rastet me koronavirus: India i rivendos në karantinë të plotë 15 milionë njerëz

Publikuar

Një karantinë do të rivendoset të premten për 15 milionë njerëz në qytetin indian të Chennait dhe në distriktet e saj fqinje, kanë thënë zyrtarët shtetëror, pasi rastet me koronavirus u rritën në këtë rajon.

“Karantinë e plotë nga i 19i për Chennain, Thiruvallurin, Chengalpetin dhe distriktin e Kanchipuramit,” tha qeveria e Tamil Nadu-së, shkruan Periskopi.

Këto karantina të plota do të jenë në fuqi deri në fund të muajit qershor.

India, vend i 1,3 miliard banorëve, gradualisht ka lehtësuar masat që luftonin koronavirusin në mbarë vendin gjatë javëve të kaluara, edhe pse rastet me infeksione vazhdojnë të rriten.

Tamil Nadu-ja është shteti i dytë më së keqi i goditur nga virusi. Ky shtet ka regjistruar mbi 44 mijë raste deri tash.

Edhe në Kosovë është rritur numri i rasteve të të infektuarve me koronavirus në ditët e fundit. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK