Sport
Rrezikohet rifillimi i NBA, rritet frikshëm numri i të infektuarve në zonën ku do të luhen ndeshjet

Turneu i ndërprerë për shkak të koronavirusit që prej marsit, do të nisë më 31 korrik në Orlando.
Por lajmet e orëve të fundit nga qyteti që ndodhet në Florida nuk janë aspak të mira. Në kontenë e Orange County, aty ku do të luhen ndeshjet e NBA-së, janë regjistruar 167 raste me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Në total, në këtë zonë janë konrmuar gjatë kësaj jave 186 raste me koronavirus, ndërkohë që janë e kaluar ishin regjistruar vetëm 54 raste.
Kjo ka krijuar jo pak panik te drejtuesit e NBA-së dhe skuadrat, që në mesin e korrikut do të shkojnë në Orlando për të vijuar fazën përgatitore. NBA la vendosur të
kryejë teste çdo dy ditë, por frika sërish është e madhe.






















