Sport
Rrahmani starton kundër ekipit të tij të ardhshëm

Mbrojtësi kosovar nga kjo verë do ta vesh fanellën e Napolit, marrëveshja e cila u zyrtarizua në muajin janar.
Për më tepër kjo do të jetë një sfidë mjaft interesante, pasi Verona ka bërë një sezon fantastik dhe kërkon daljen në Evropë – të cilën skuadra e Gattusos e ka siguruar përmes fitimit të Kupës.
Përkrahë Rrahmanit, në mbrojtje starton edhe shqiptari tjetër Marash Kumbulla – ndërsa Elseid Hysaj luan nga minuta e parë te napoletanët.
Takimi fillon në orën 19:30. /Lajmi.net/
Napoli (4-3-3) – Ospina; Di Lorenzo, Maksimovic, Koulibaly, Hysaj; Zielinski, Demme, Allan; Politano, Milik, Insigne.
Verona (3-4-2-1): Silvestri; Rrahmani, Kumbulla, Empereur; Faraoni, Veloso, Amrabat, Lazovic; Verre, Zaccagni; Di Carmine.






















