Connect with us

Sport

Ronaldo – Sanchez, një transferim emocionues mund të ndodh gjatë verës

Publikuar

Sulmuesi kilian ka kaluar sezonin në huazim në Serie A tek Inter, por nuk pritet të rikthehet te Manchester United, me ‘Djajtë e Kuq’ që po synojnë shitjen e tij.

Sanchez tani është i gatshëm për lojë, pasi ishte jashtë fushave për një kohë të gjatë, ku kishte pësuar një lëndim me Kombëtaren e Kilit.

Ai ka shpresë në një transferim të përhershëm tek Inter, por nëse gjigantët italian nuk e bëjnë atë, legjenda braziliane, Ronaldo, ka thënë se në skuadrën e tij, Valladolid, ka vend për kilianin.

“Alexis Sanchez ka pasur suksese kudo që ka shkuar”, ka deklaruar Ronaldo, përcjell lajmi.net.

“Ai ka shumë cilësi. Nëse ai nuk arrin sukses në Inter, Valladolid do t’i hap dyert për të”./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK