Sport
“Ronaldo mund të transferohet në MLS”

Cristiano Ronaldo po shkon drejt fundit të sezonit të dytë te Juventus, dhe ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij.
35 vjeçari pritet të respektojë kontratën e tij, por Nani beson se bashkëatdhetari i tij mund të transferohet në MLS, sapo të largohet nga Torino.
“Para disa vitesh, ai më tha që ndoshta do të përfundojë në Amerikë”, ka deklaruar Nani, përcjell lajmi.net.
“Nuk është 100 për qind, por ndoshta. Ka mundësi”./Lajmi.net/






















