Sport
Ronaldo: Ëndërroj transferimin e këtij sulmuesi te Real Valladolid

Ronaldo, që gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e skuadrave më të mira evropiane, si Barcelona, Real Madrid, Inter dhe Milan, e ka cilësuar talentin francez si një transferim ideal, duke shtuar se loja e Mbappes ia kujton veten.
I pyetur nga mediet se cilin lojtar do të dëshironte të transferonte te Real Valladolid nëse do të kishte buxhetin e Real Madridit, Ronaldo është përgjigjur: Unë do të nënshkruaja për Mbappen, ai më kujton më shumë kohën time të lojës”.
Ronaldo tutje ka folur edhe për futbollistët më të mirë në histori të futbollit.
“Për mua, në klasifikimin e më të mirëve në histori të futbollit, do të ishin katër emra, Pele, Maradona, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo”.
“Ata janë katër kryesuesit kryesor në historinë e futbollit”./Lajmi.net/





















