Sport
Ronaldinho do të rikthehet në futboll sapo të lirohet nga burgu shtëpiak, synon të luajë për Maradonan

Ikona braziliane e futbollit, Ronaldinho, nuk po kalon momentet më të mira në jetën e tij, pasi tashmë është në telashe me autoritetet shtetërore.
Ish lojtari i Barcelonës qëndron në burg shtëpiak, por pasi të kryej këtë obligim, ai do të synojë fushat e blerta.
Sipas shumë raportimeve, R10 do t’i bashkohet skuadrës që drejton Diego Armando Maradona, Gimnasia y Esgrima La Plata, transmeton lajmi.net.
Fituesi i Topit të Artë në vitin 2005 ka qenë jashtë lojës së futbollit tash e pesë vita, pasi i jepte fund me Fluminese.
Deri më tani, ai ka luajtur vetëm disa ndeshje bamirësie në futsall. /Lajmi.net/





















