Connect with us

Sport

Robertson shpreson të pensionohet me Liverpool: Pse duhet të ketë dikush arsye për t’u larguar nga këtu?

Publikuar

Lojtari i Liverpool ka festuar mbrëmë titullin e parë të kampionit në Premierligë, të cilin skuadra e tij e fitoi pas plot 30 viteve pritje.

Roberston ishte në mesin e lojtarëve më meritor për këtë triumf. Pas këtij titulli, lojtari ka thënë se shpreson të pensinohet me ‘Reds’, pasi nuk sheh arsye për t’u larguar nga ‘Anfield’.

“Ai është plani im”, ishte përgjigja e Robertson, i pyetur nëse do të pensionohet me Liverpool, transmeton lajmi.net.

“Gjithnjë nëse jam i mirë mjaftueshëm në 33 apo 34 vjet për të vazhduar këtë… mbetet të shihet”, ka thënë tutje skocezi.

“Por, nuk dua të shkoj diku tjetër, ky klub është sopecial për mua. Familja ime e dashuron, unë e dua, nuk dua të jem diku tjetër”.

“Nuk ka skuadër në botë më të mirë sesa Liverpool, dhe pse do duhej ndonjë nga ne të dëshironte largimin?”, ka shtuar mes tjerash Robertson.

Robertson ka qenë padyshim një nga mbrojtësit më të mirë të krahut të majtë viteve të fundit, nëse jo më i miri. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK