Sport
Rivaldo: Messi duhet t’i lë ekzekutimin e penalltive Griezmannit

Ish anëtari i Barcelonës dhe ikona e futbollit brazilian, Rivaldo, ka dhënë disa komente mbi situatën aktuale te katalanët.
Griezmann është një nga emrat më të lakuar, pasi francezi nuk po gjen formën e tij të duhur në ‘Camp Nou’.
Sipas Rivaldo, Messi mund të bëjë një favor për francezin, duke i lënë atij ekzekutimin e penalltive.
“Mungesa e golave po demotivon dhe po e dëmton vetbesimin e Griezmann. Kështu, besoj se është e rëndësishme që Messi ta ndihmojë atë”, ka thënë Rivaldo, transmeton lajmi.net.
“Messi mund për shembull të lë Griezmann që të ekzekutojë penalltitë kur Barcelona është duke fituar bindshëm – vetëm për ta kthyer francezin në rrugën e golave, sikur bënte me Luis Suarez në të kaluaërn”, ka shtuar braziliani.
Messi, Griezmann dhe pjesa tjetër e Barcelonës do të kenë një punë mjaft të vështirë në këtë mbrëmje, kur përballë do të kenë Sevillan. /Lajmi.net/





















