Sport
“Riquelme nuk pati sukses te Barça prej debilit Van Gaal”

“Pse Riquelme nuk pati sukses në Barcelonë? Sepse kishte si teknik një debil si van Gaal. Është e qartë, apo jo?”
Stoichkov pranoi gjithashtu se përtej qëndrimit të gabuar ndaj Riquelmes, holandezit kontribuoi me disa gjëra të mira për ekipin:
“Ai bëri gjëra të mira, që duhen njohur, por shumë kanë vuajtur në futboll për shkak të marrëzisë së tij. E kam pësuar edhe unë”.
Për rastin e Riquelmes, ai shtoi:
“Nuk ia doli për shkak të mënyrës se si (van Gaal) e vendosi në fushën e lojës. Riquelme shënoi një karrierë fantastike futbolli, veçanërisht te Villarreali. Vitin e parë te Barcelona e shijoi shumë. Më pëlqyen golat, pasimet, lojërat e tij, por kur vjen dikush që dëshiron të prodhojë rrush nga një mollë, është e pamundur.”/SS/






















