Sport
Richarlison “ndez” derbin e Liverpoolit: Van Dijk nuk është në mesin e më të mirëve

Van Dijk me shokët e tij janë në prag të titullit historik në Premierligë, dhe kanë nevojë për vetëm dy fitore për ta bërë një gjë të tillë.
Për t’iu afruar këtë suksesi, Liverpool kanë nevojë për fitore në ‘Goodison Park’, kur takohet me Evertonin ditën e diel.
“Njerëzit flasin shumë për të, po, ai është një mbrojtës i shkëlqyeshëm, por unë tashmë e kam dribluar atë”, ka deklaruar Richarlison, përcjell lajmi.net.
“Ai u zgjodh si një nga më të mirët në botë pasi pati një sezon të shkëlqyeshëm. Po, për mua ka mbrojtës më të mirë”.
“Thiago Silva, Marquinhos dhe Sergio Ramos”, u përgjigj Richarlison kur u pyet se kush janë tre mbrojtësit më të mirë./Lajmi.net/






















