Connect with us

Kosovë

Rënia ekonomike mund të jetë dyshifrore, BQK e parasheh vetëm 2 deri 4%

Publikuar

më

Kosova është vendi më i varfër në rajon.

Ekonominë e shtetit e ka rënduar edhe më shumë prekja nga virusi korona.

Për javë të tëra, Qeveria ka mbyllur pothuajse çdo biznes masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së Covid 19.

E Banka Qendrore e Kosovës (BQK) pret që vendi të ketë rënie ekonomike deri në 4%.

Kështu ka bërë të ditur në një përgjigje dhënë për arbresh.info, Kushtrim Ahmeti, zëdhënës në BQK.

Ai ka shtuar se FMN ka parashikuar rënie deri në 5%, por të dy këto parashikomë duhet marrë me rezerva.

“Parashikimet aktuale janë se do të kemi një rënie ekonomike prej minus 2 deri në minus 4 për qind, kurse parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar janë që Kosova do të ketë një rënie ekonomike rreth minus 5 për qind, por këto parashikime duhet të merren me rezervë marr parasysh faktin se ende është e vështirë që të bëhet një parashikim i saktë i rritjes ekonomike, duke pasur parasysh efektet ose faktorët që mund t’i shkaktoj pandemia, varësisht se sa do të zgjasë pandemia dhe cilat do të jenë përmasat e saja në Kosovë”, ka thënë ai.

Ndërsa sipas BQK-së, 2021-ta do të sjellë një rikuperim shumë më të mirë.

“Vitin e ardhshëm presim që të kemi një rikuperim shumë më të mirë ose të plotë. Përderisa, vlerësimi ynë dhe ai i Fondit Monetar Ndërkombëtar janë të ngjashme lidhur me pritjet për rritjen në  vitin e ardhshëm qe  do të kemi një rritje ekonomike diku rreth 7.5% për qind”, ka thënë ai.

Por, si jo reale i sheh këto shifrat kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skënder Krasniqi.

Ai një prononcim të dhënë për arbresh.info ka thënë se rënia do të mbërrij në numër dyshifror.

“Në bazë të analizave dhe mospërkrahjes së madhe që bizneset e kanë prej qeverisë, rëniet mund të jenë edhe dy shifrore për shkak se shteti nuk e ka ndihmuar dhe ka dështuar me përkrahjen e bizneseve dhe ende nuk dihet si do të vazhdohet përkrahje e biznese qoftë me kredi të buta apo me përkrahje të pagave për biznese e kredi pa kamata”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se rënia varet drejtpërdrejt nga ndihma e shtetit për bizneset.

“Në bazë të analizave, rënia do të varet edhe nga përkrahja e shtetit por konsumi ka ra dhe rezistencat dhe rënie do të jetë shumë më e madhe sesa në shtetet e zhvilluara”, ka shtuar ai.

Ndryshe nga BQK, Krasniqi mendon se viti i ardhëm rrezikon të mos ketë fare rikuperim, por të vështirësohet edhe më tej.

“Kjo gjendje do ta përcjell edhe vitin e ardhshme Kosovën, dhe nëse nuk përkrahen me kredi për bizneset, atëherë jo që nuk do të kemi rikuperim por do të kemi edhe rritje të pakënaqësisë sepse kemi të bëjmë me një shtet që ka papunësinë më të madhe në Evropë dhe ky është problemi q ë ne nuk po duam ta marrim parasysh”, ka shtuar ai.

Ndryshe Banka Botërore në raportin e saj për Kosovën ka parashikuar rënie ekonomike prej 4.5 për qind në vitin 2020, e që do të pasohet me rikthim në rritje në vitin 2021.

Shpërthimi i COVID-19 dhe masat e nevojshme të frenimit janë duke shkaktuar presion të paparë për investimet, konsumin privat, por edhe për eksportet dhe remitancat nga diaspora.

Ndërsa konsumi mund të rikthehet ndërkohë që ekonomia rimëkëmbet, eksportet e shërbimeve dhe investimet do të marrin më shumë kohë për t’u rimëkëmbur. Në këtë kontekst, të hyrat publike do të pësojnë rënie të konsiderueshme.

Lajme28 minutes ago

Adnan Azizi takon zëvendësambasadorin francez Philippe Marcheto, në fokus reformat dhe integrimi evropian

Maqedoni48 minutes ago

Rrugët e Maqedonisë marrin ende jetë: 84 të vdekur për dhjetë muaj, synohet përgjysmimi i viktimave

Lajme52 minutes ago

Bekim Sali: Reformat marrin vlerësim nga KE-ja, tani synohen më shumë përfitime për qytetarët

Shqipëri57 minutes ago

Detajet e Progres-Raportit të KE për Shqipërinë! Katër kapituj të mbyllur me BE, përparim në drejtësi dhe ekonomi: Duhet dialog për protestat

Lajme1 hour ago

Përparim Bajrami doli nga burgu i Shutkës, ja çfarë pasurie la si garancion?

Kosovë2 hours ago

E dhimbshme: ‘Babanë s’e kam parë kurrë’, rrëfimi i Flakës pas identifikimit të mbetjeve mortore të Fatmir Fazlijës

Lajme2 hours ago

Pensionistët nuk mund ta transferojnë pensionin në një bankë tjetër pa shlyerje nga Alta Banka, ndërsa sportelat janë të mbyllura

Lajme2 hours ago

Toshkovski: Vozitësit mësuan ku janë kamerat e “Safe City” – po sjellim një mënyrë të re inçizimi

Maqedoni3 hours ago

Shkupi bëhet qendër rajonale e urologjisë: Mjekë nga katër shtete trajnohen për ndërhyrje të avancuara!

Kosovë3 hours ago

Tronditëse në “Prishtina Mall”, burri dyshohet se rrahu 7-vjeçarin në këndin e lojërave, ja si u zbulua rasti

Kosovë3 hours ago

Drafti i BE që paralajmëroi mungesën e përparimit në Kosovë, sot nga Brukseli del raporti i plotë

Religjion3 hours ago

Pozitat dhe privilegjet kalojnë, mbetet vetëm ajo që merr para Allahut Fuqiplotë

NA NDIQ NË FACEBOOK