Sport
Real Madrid 3:1 Eibar, notat e lojtarëve

Takimi u vendos në gjysmën e parë, ku vendasit realizuan tre gola.
Toni Kroos (4), Sergio Ramos (30’) dhe Marcelo (37’) vulosën fitoren e Realit.
Mysafirët krejt çka arritën të bënin ishte shënimi i golit të nderit me anë të Bigas (60’).
Këtë ndeshje mesfushori Kroos u vlerësua me notën 7.9, derisa notën më të vogël e pati Thibaut Courtois (5.5) për shkak të gabimit në golin e pësuar. /Lajmi.net/























