Connect with us

Sport

Rashford shembull për të tjerët, dhuron 3 milionë dollarë për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë

Publikuar

Ylli i Manchester United zbuloi lajmin e jashtëzakonshëm pasi u zotua të ndihmojë familjet në nevojë herët në mbylljen e koronavirusit.

Vetëm muajin e kaluar, Rashford kishte shpresuar të mbledhë dy milionë për ushqime, por ai tani e ka tejkaluar atë shumë – duke arritur në tre milionë, përcjell lajmi.net.

Rashford shkroi në Twitter: “Djema, kam lajme të jashtëzakonshme”.

“Ne patëm një qëllim që deri në fund të qershorit @fareshareuk të jetë në gjendje të furnizojë 3 milionë dollarë ushqime për njerëzit në nevojë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Tani mund të konfirmojë se kjo shumë është arritur”.

”Do të vazhdojmë luftën për më shumë”, shkroi ndër të tjera lojtari anglez. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK