Connect with us

Sport

Rashford fiton betejën me qeverinë, në Angli po e konsiderojnë si akt heroik

Publikuar

Kuponet e ushqimit – për 15 funte në javë – do të vihen në dispozicion të atyre fëmijëve në Angli që aktualisht kanë të drejtë të marrin këtë skemë dhe do të zgjasin për gjashtë javë në atë që është quajtur “Fondi i Ushqimit Veror Covid”, transmeton lajmi.net.

Kryeministri Boris Johnson tha se “kupton se fëmijët dhe prindërit përballen me situata të pashembullta” gjatë shpërthimit të koronavirusit.

Ai shtoi se pagesa do të bëhet përmes kuponëve – ka shumë të ngjarë që një kupon të vlejë gjashtë javë, që do t’u jepet familjeve të pranueshme në fund të afatit dhe të jenë në gjendje të shpenzohen në supermarkete.

Zëdhënësi shtoi se z. Johnson përshëndeti “kontributin e Rashford në debatin rreth varfërisë dhe respekton se ai po e përdor profilin e tij si një sportist kryesor për të nxjerrë në pah çështje të rëndësishme”.

Qeveria fillimisht dje kishe dalë kundër kësaj kampanje të sulmuesit anglez, por presioni i një futbollisti me emër bëri që vendimi të rishqyrtohej. /Lajmi.net/ 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK