Lajme
Rama publikon fotografi nga vizita te shtëpia e Mustafës në Prapashticë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar një fotografi nga takimi që e pati mëngjesin e sotëm me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa në shtëpinë e këtij të fundit në Prapashticë.
Ndonëse ky takim u paralajmërua se do të mbahej pasditen e djeshme në selinë e LDK-së, i njëjti u shty për sot dhe u zhvendos në shtëpinë e Mustafës.
Rama ka thënë se është ndjerë i nderuar nga mikpritja në shtëpinë e kreut të LDK-së, derisa ka shtuar se ka njohur edhe familjen e këtij të fundit.
“NË PRISHTINË – Me kryetarin e LDK, Isa Mustafa, i nderuar nga mikpritja në shtëpi ku mu dha rasti të njoh edhe familjen e tij të bukur
”.
Shefi i qeverisë shqiptare sot do të takohet edhe me kryetarin e AKR-së Behgjet Pacolli dhe të parin e Prishtinës Shpend Ahmeti.
Në fund të vizitës së tij në Kosovë, Edi Rama do të mbajë një konferencë për media në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” prej ku do të udhëtojë për Tiranë.
Kryeministri shqiptar gjatë ditës së djeshme është takuar me liderët shtetërorë dhe partiakë.

















