Lajme
Rama nis ditën duke e shpërndarë fjalimin e tij në mbrojtje të UÇK-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron në Kosovë në një vizitë zyrtare.
Rama e ka nisur ditën e sotme duke e shpërndarë fjalimin e tij të mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë pas publikimit të propozim aktakuzave ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli për krime të supozuara gjatë luftës.
“Po të numërosh rastet e stërhetuara në territorin e Kosovës lodhesh, po në Serbi, zero! Vetëm t’i numërosh deklaratat të pas luftës për nevojën e krijimit të një gjykate të re, lodhesh. Po lodhu sa të duash e zor se do gjesh për mos të thënë zero deklarata të tilla në adresë të Serbisë pas bombardimit. Dhe Serbinë nuk e bombardoi Thaçi e Veseli, por bota demokratike, nuk ishte viktimë, por agresori dhe Thaçi me të tjerë u rebeluan ndaj agresorëve, ky është fakt”.
I pari i qeverisë shqiptare fjalimin e tij e kishte mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë para deputetëve.
Në pamjet e videos janë Thaçi, Veseli dhe Haradinaj, si Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe momenteve të bombardimeve të NATO-s.
Ndërsa si përshkrim për videon, Rama shkruan:
“Mirëmëngjes nga Prishtina ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”.
MIRËMËNGJES
nga Prishtina ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë
Publiée par Edi Rama sur Lundi 29 juin 2020
























