Connect with us

Kosovë

Rama: Jam e do të jem deri në fund në krah të atyre që luftuan për ta çprangosur Kosovën

Publikuar

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka reaguar pas aktakuzës nga Specialja ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

‘’Qëkur e kam marrë lajmin e listës së Tribunalit Special dhe kam lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, përpiqem po nuk arrij të formuloj fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën time!’’, ka shkruar ai në Facebook.

‘’Do të shprehem publikisht nesër me një mesazh për të gjithë shqiptarët, por jam e do të jem deri në fund, në krah të të gjithë atyre që luftuan me armë për ta çprangosur Kosovën e burgosur në ferrin e Sllobodan Milosheviçit!

RROFTË KOSOVA dhe sot më shumë se kurrë NDERIM UDHËHEQËSVE TË LUFTËS ÇLIRIMTARE’’./PERISKOPI/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK