Kosovë
Rama-gazetarit të Kohës: Të dy lexojmë shqip, por ju e lexoni veç si një komunikatë, unë lexoj një brutalitet ndaj Kosovës

Gazetarët kanë bërë pyetje të ndryshme në konferencën për shtyp të kryeministrit Edi Rama. Një prej pyetjeve të gazetarëve, ishte nga Koha Ditore, ku i tha kryeministrit se ‘Specialja nuk tha se po e gjykon UÇK-në por vetëm individët’.
“Sa për informatë besoj se jam lexues i gjuhës shqipe po aq sa ju dhe besoj se kemi lexuar të njëjtin tekst, por ndryshimi mes jush dhe meje, sa për informate, aty ku ju shihni një lajmërim për shtyp, unë shoh një brutalitet për një histori të tërë”, tha Rama./PERISKOPI/





















