Connect with us

Lajme

Rama: Drejtësia e proceseve të përsëritura është mungesë drejtësie

Publikuar

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në Kuvendin e Shqipërisë ka folur për dorëzimin e aktakuzës ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, nga Zyra e Prokurit Special të Gjykatës Speciale.

Rama tha se udhëheqësit e institucioneve të larta në Kosovë pavarësisht se sa herë janë shpallur të pafajshëm i janë nënshtruar proceseve gjyqësore.

Ai përmendi se në anën tjetër drejtësia selektive i mundëson Serbisë hapjen e kapitujve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Bartësit e institucioneve të larta në Kosovë i janë nënshtruar dhe vazhdojnë të i nënshtrohet proceseve gjyqësore, pavarësisht se disa herë janë të shpallur të pafajshëm. Ndërsa Serbia vazhdon të hap kapitujt”.

“Natyrisht unë jam po ai që isha në Beograd, po ai që isha edhe në takimin e përbashkët që kishim për Shengen Reinald, dhe po ai që jam sot, dhe nuk i heq asnjë presje asaj që duhet të them në raport me atë që duhet të ndërtojmë në raportet me Serbinë, por drejtësia selektive nuk është drejtësi. Dhe drejtësia e proceseve të përsëritura gjyqësore është mungesë drejtësie. Kjo është pak por e thënë nga një piktor e thënë e sigurtë”.

Shefi i qeverisë shqiptare theksoi se pavarësisht se ky Tribunal është i padrejtë, është i pashmangshëm.

“Ky Tribunal Special në mënyrë paradoksale sa ç’është i padrejtë është i pashmangshëm. Unë mendoj që Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, ata që e kanë votuar më 2015-të këtë gjykatë që nuk i gjen shoqen në botë, kanë berë gjënë e duhur. Le ta themi hapur pas shuarjen së UÇK-së dhe pavarësisë lufta e zjarrit është shndërruar në luftë të ftohtë për njohjen e shtetit të ri të dalë nga lufta”.

“Nuk është momenti për t’u marrë me Hashimin dhe Kadriun. Ky është një moment për të marrë reflektimin e atyre që kanë përgjegjësi për të thënë një fjalë mexhelis në Prishtinë dhe Tiranë”.

NA NDIQ NË FACEBOOK