Sport
Rakitic: MSN jepnin ndjesinë e superioritetit

Mesfushori kroat i Barcelonës beson se MSN i jepnin Barcelonës sensin e superioritetit në fushën e blertë.
Tridenti i frikshëm i sulmit katalan, që drejtohej nga Luis Enrique, ishte i pandalshëm, gjithnjë sipas Rakitic.
”Ishte shumë qejf”, ka thënë Rakitic, i pyetur për lojën krah MSN, transmeton lajmi.net. “Mund të shihje kundërshtarin që ishte i shqetësuar, pasi ata duhej të fokusoheshin dhe nuk dinin ku të fokusoheshin më shumë”.
“Ne sulmonim në çdo shans, ishim të rrezikshëm dhe kishim skuadër të gjerë. Kishim gjithçka. Ishte kënaqësi të luanim me ta”, ka shtuar kroati.
“Ne nuk donim që të mbaronte sezoni sepse donim të vazhdonim të luanim. Kishte një sens superioriteti që na mbante dëshirën për lojë”, ka thënë mes tjerash Rakitic.
Me tridentin MSN, Barcelona fitonte tripletën, para se Neymar të largohej, e më pas edhe Luis Enrique. /Lajmi.net/






















