Sport
Quartararo: Më pëlqen kur më thërrasin ‘anti-Marquez’, mendoj se mund ta mposhtë atë

Marquez është padyshim piloti më i mirë i viteve të fundit në Moto GP, duke u shpallur tetë herë kampion bote.
Sezonin e kaluar fitoi më shumë sesa shumicën e garave, por në pistë kishte një kundërshtarë që tregonte se ka potencial. Ishte Fabio Quartararo, i cili bënte sezonin e parë.
Quartararo ka folur së fundmi për rivalitetin me Marquez dhe ka thënë se ndihet mirë që e thërrasin ‘anti-Marquez’.
“Më pëlqen (nofka anti-Marquez) sepse në Katar unë bëra një garë me shpejtësi të mirë dhe kjo është çfarë kisha në mendje. Nuk është se më motivon, por më pëlqen”, ka thënë Quartararo, transmeton lajmi.net.
“Mendoj se Marc pati sezon të mirë vitin e kaluar, por nuk mendoj se do ta përsërisë. Përndryshe, duhet të sajojmë diçka. Ai përfundoi secilën garë në pozitën 1 ose 2, prandaj diçka duhet të ketë qenë gabim. Me më shumë eksperiencë, do të mund ta mposhtja”, ka shtuar piloti i Yamaha.
Gara kryesore edhe këtë sezon pritet të jetë mes Marquez të Honda dhe Quartararo të Yamaha. /Lajmi.net/






















