Connect with us

Kosovë

Qeveria vendos të rekrutojë 200 specialistë shëndetësorë

Publikuar

më

Qeveria e Kosovës mori vendim për rekrutimin e 200 specialtistëve shëndetësorë të cilët do të mbikëqyrin zbatimin e “Manualit për mbrojtje nga përhapjes e virusit COVID-19”.

Vendimi u mor pas propozimit të kryeministrit Avdullah Hoti i cili mori mbështetjen nga i gjithë kabineti qeveritar.

“Autorizohet Ministria e Shëndetësisë që në pajtim me Ligjin të nisë procedurat e rekrutimit të dyqind specialistëve shëndetësorë që do të mbikëqyrin zbatimin e Manulit nga pika 3 e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Ky vendim, sipas qeverisë, u mor meqenëse situata epidemiologjike konsiderohet e qëndrueshme dhe me rritje të lehtë të rasteve.

NA NDIQ NË FACEBOOK