Connect with us

Kosovë

Qeveria vendos: Hapet kufiri me Shqipërinë

Publikuar

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës me ç’rast ka marrë vendim për hapjen e kufirit me Shqipërinë.

Vendimi për mbylljen e kufijve është marrë nga Qeveria e kaluar në krye me Albin Kurtin, si masë preventive ndaj përhapjes së pandemisë Covid-19 në Kosovë.

Por, tani për shkak të përmirësimit të situatës me Covid-19, Qeveria e re me Avdullah Hotin kryeministër, ka marrë vendim që t’i hapë kufijtë.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj që vjen nga Nisma Socialdemokrate në mbledhjen e sotme të qeverisë ka thënë se qeveria duhet t’u kërkojë falje shtetasve të Shqipërsië për mos hapje të kufirit.

Balaj ka thënë se kufiri me Serbinë nga qeveria Kurti ka qenë i hapur kurse me Shqipërinë jo.

“Së pari duhet t’u kërkojmë falje qyetarëve të Shqipërisë, pasi kufiri me Kosovën ka qenë I mbyllur nga qeveria e kaluar, ndërkaq me Serbinë kufiri ka qenë i hapur”, ka thënë ajo.

Ministri i Punës, Skënder Reçica ka thënë në këtë mbledhje se mbyllja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk duhet të përsëritet.

“Mbyllja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk duhet të përsëritet më”, ka thënë Reçica./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK