Uncategorized
Qeveria izraelite takohet për ta kryer planin e aneksimit

Kabineti qeveritar në Izrael do të takohet gjatë ditës së sotme për t’i finalizuar planet për aneksimin e pjesëve të caktuara në Bregun Perëndimor mes kundërshtimeve në rritje nga ndërkombëtarët që kanë bërë thirrje që sanksione të ashpra t’i bëhen këtij vendi pas këtij veprimi.
Kryeministri Benjamin Netanyahu ka thënë që Izraeli do të “vendos sovranitetin” deri në 30% të Bregut Perëndimor, duke vënë nën kontroll kështu vendbanimet izraelite dhe tokat e pasura agrikulturore në luginën e Jordanisë prej 1 korrikut.
Të premten, dy raketa ishin gjuajtur nga Gaza drejt Izraelit, një ditë pasi grupi palestinez Hamas paralajmëroi se aneximi do të përbënte “shpallje të luftës”. Si kundërpërgjigjje, forcat ajrore izraelite goditën dy zona ushtarake në Rripin e Gazës, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
Kreu i Mossadit, shërbimit sekret izraelit, e kishte vizituar Ammanin javën e kaluar për të diskutuar planet e aneksimit me Mbretin Abdullah të Jordanisë pasi ai kishte paralajmëruar për një “konflikt masiv” me Izraelin nëse kjo bëhej.
Pavarësisht zotimit të Netanyahut se do të jepte urdhër për aneksim të mërkurën, ai mund të detyrohet që ta shtyej propozimin.
Netanyahu ka shpresuar në mbështetjen e administratës Trump pasi ky i fundit e kishte zbuluar “vizionin për paqe” gjashtë muaj më parë që thoshte se vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor – të paligjshme nën ligjin ndërkombëtar – dhe Lugina e Jordanisë do të bëheshin pjesë të Izraelit. /Periskopi






















