Connect with us

Lajme

Qeveria gabimisht në e-mail dërgon “motrën e Trampit prej Leskoci”

Publikuar

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në një nga e-mailet që ua dërgon mediave për aktivitetet qeveriatare, sot ka dërguar një fotografi qesharake (meme) që lidhet me figurën e Presidentin të SHBA-ve Donald Tramp.

Në mesin e fotografive të një press konference, gjendej edhe një fotografi ku pamja e një gruaje krahasohej me dukjen e Presidentit amerikan, ndërsa në diçiturë shkruhet: “Motra e Trampit nga Leskoci”.

Pas disa minutash shërbimi për media i Qeverisë ridërgoi e-mailin e njëjtë, por të korrigjuar, pra pa këtë fotografi të Trampit.

NA NDIQ NË FACEBOOK