Lajme
Qeveria cakton seancë, pritet të vazhdohet gjenda e jashtëzakonshme vetëm për 3 ditë?

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot me fillim nga ora 19:30, përmes një video-konferencë pritet të mbajë mbledhjen e radhës.
Rendi i ditës nuk bëhet i ditur, por siç mëson Zyrtare.net në këtë seancë do të diskutohet propozimi i ri që do ti dërgohet Presidentit për vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme për shkaqe teknike për edhe 3 ditë me qëllim që data e zgjedhjeve të bie më 8 korrik.
Gjithsesi nga Qeveria kanë njoftuar se do të informojnë opinionin përmes kumtesës./Zyrtare.net
















