Connect with us

Kosovë

Qëndron Kastrati i Kamenicës tregon se si mund të jetë infektuar me Covid-19

Publikuar

më

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati mbrëmë e konfirmoi se është një nga të infektuarit me koronavirus.

Teksa po qëndron në vetizolim, Kastrati ka deklaruar se po mundohet që punët e komunës t’i kryejë përmes platformave teknologjike teksa po angazhohet dhe po mundohet të kontribuojë dhe të mos ndihet mungesa e tij.

Madje Kastrati tha se nuk ka pasur asnjë simptomë sa i përket virusit dhe se gjendjen e ka të njëjtë si më herët.

“Unë nuk e kam asnjë simptomë fare deri tash po të mos ishte rasti i kontaktit dhe detyra e kryetarit që mund të kesh më shumë kontakt me të tjerët, nuk do ta dija fare se e kam virusin. Ka qenë vetëm rasti që më ka shtyrë që të bëjë testin dhe kam kuptuar se jam infektuar me virusin. Deri tash nuk e kam asnjë simptomë, e kam gjendjen si zakonisht. Pajtohem plotësisht me kërkesën me sa e kam përcjellë, ditëve të fundit është rrit diku për 30-40% brenda 24 orëve, por mendoj se kjo duhet të rritet edhe më shumë”, tha ai në T7.

Madje kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati deklaroi se nuk është përshëndetur zakonisht me duar dhe se ka mundësi që virusin e ka marrë gjatë kohës kur ka qenë në veturë.

“Në kohën kur e kam marrë virusin nuk jemi përshëndetur me duar. E kemi shkëmbyer një shkrepsë për duhan dhe kemi shkuar në një aktivitete tjetër. Nuk kemi patur kontakte me duar pasi këtë edhe e kam fituar si shprehi si kryetar komune që të mos kem shtrëngim duarsh me qytetarët. Nga të gjitha rastet në Kamenicë, vetëm unë jam aktiv. Mundësia që të kem marrë virusin është kur kemi qenë në veturë. Ndoshta kemi prekur sipërfaqe të njëjta e ashtu është bartur virusi”, deklaroi ai.

Gjithashtu ai luti qytetarët që t’i respektojnë në përpikëri udhëzimet e ekspertëve.

“Lus qytetarët t’i respektojnë në përpikëri udhëzimet e ekspertëve sepse nuk e kemi luksin për izolimin që e kemi pas”, tha ai.

 

Lajme2 minutes ago

Bekim Sali: Reformat marrin vlerësim nga KE-ja, tani synohen më shumë përfitime për qytetarët

Shqipëri7 minutes ago

Detajet e Progres-Raportit të KE për Shqipërinë! Katër kapituj të mbyllur me BE, përparim në drejtësi dhe ekonomi: Duhet dialog për protestat

Lajme18 minutes ago

Përparim Bajrami doli nga burgu i Shutkës, ja çfarë pasurie la si garancion?

Kosovë58 minutes ago

E dhimbshme: ‘Babanë s’e kam parë kurrë’, rrëfimi i Flakës pas identifikimit të mbetjeve mortore të Fatmir Fazlijës

Lajme1 hour ago

Pensionistët nuk mund ta transferojnë pensionin në një bankë tjetër pa shlyerje nga Alta Banka, ndërsa sportelat janë të mbyllura

Lajme1 hour ago

Toshkovski: Vozitësit mësuan ku janë kamerat e “Safe City” – po sjellim një mënyrë të re inçizimi

Maqedoni2 hours ago

Shkupi bëhet qendër rajonale e urologjisë: Mjekë nga katër shtete trajnohen për ndërhyrje të avancuara!

Kosovë2 hours ago

Tronditëse në “Prishtina Mall”, burri dyshohet se rrahu 7-vjeçarin në këndin e lojërave, ja si u zbulua rasti

Kosovë2 hours ago

Drafti i BE që paralajmëroi mungesën e përparimit në Kosovë, sot nga Brukseli del raporti i plotë

Religjion2 hours ago

Pozitat dhe privilegjet kalojnë, mbetet vetëm ajo që merr para Allahut Fuqiplotë

Maqedoni2 hours ago

Akuza të rënda ndaj Greqisë: Aleanca Evropiane alarmon për përndjekjen e pakicave maqedonase dhe turke!

Shqipëri2 hours ago

30 miliardë lekë për Drejtësinë, Gogu: Më shumë shërbime për qytetarët dhe më pak dosje të prapambetura

NA NDIQ NË FACEBOOK